Lidhja e Kourneyt me Younes Bendjima ishte ndër më të komentuarat dhe jo vetëm për shkak të diferencës në moshë. Por ylli i reality showt i dha fund lidhjes me djalin simpatik. Pas ndarjes,Younes u fotografua teksa pushonte përkrah një vajze në Meksikë, ndërkohë që Kourtney festoi ditëlindjen e së motrës gjithë gëzim e hare, e ulur pranë ish- bashkëshortit Scott Disick.
Mbrëmjen e djeshme ata janë parë brenda makinës së Kourtney- t, pranë një restoranti sushi në Malibu.
Dyshja preferoi ta konsumonte ushqimin në makinë, për të shmangur paparacët.
Thuhet se ishte Kourtney ajo që kërkoi ndarjen. E gjithë kjo ndodhi vetëm pak javë pas një komenti të Bendjima-s në një prej fotove me bikini të Kourtney-t. “Këtë duhet të tregosh që të marrësh like?” shkruajti ai.
Kourtney dhe Younes u njohen menjëherë pasi Kim u grabit në Paris në 2016-n. Ata shkuan bashkë me fëmijët e Kourtney-t në Coachella dhe kaluan shumicën e verës bashkë në Itali.