Që gjatë kohësh kur ishin bashkë edhe kur u tha se janë ndarë, Keisi dhe Stresi kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Nuk e dimë tamam se çfarë po ndodh me marrëdhënien e tyre, mirëpo Stresi ka bërë një veprim shumë të bukur duke uruar Keisin për ditëlindje me një foto ku shfaqen bashkë.
Bukuroshja festoi ditëlindjen e 24 dhe Stresi ka postuar një foto nga ashensori. Ai shihet që i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka dhuruar një puthje. ‘Gëzuar ditëlindjen’, shkruan ai shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit.