INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen sërish bashkë vetëm 3 muaj pas ndarjes? STINE vendos këtë KUSHT, reagon ish-partnerja e tij! [FOTO]

Rikthehen sërish bashkë vetëm 3 muaj pas ndarjes? STINE vendos këtë KUSHT, reagon ish-partnerja e tij! [FOTO]

Publikuar më: 12:30 30-03-2019

Ndarja e Stines nga Graciela ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të vitit që lamë pas. Lajmin e ndarjes e dha Stine i cili bënte të ditur se gjërat mes tyre nuk shkuan siç duhet. Pas Stines foli edhe Graciela e cila tregoi se e mirëkuptoi zgjedhjen e ish-partnerit për ta bërë publik lajmin e ndarjes.

Por Stine i habiti të gjithë ditën e djeshme gjatë një interviste për “Pasditja ime” pasi la të kuptohej se ai mund të rikthehet me ish-partneren e tij me të cilën ka një vajzë.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do t’a shikojmë.”- tha Stine, 3 muaj pas deklaratës se ai dhe Graciela kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Pas kësaj deklarate, Graciela ka reaguar në profilin e saj në Instagram duke publikuar këngën më të re të Stines dhe i ka uruar suksese, duke treguar kështu se marrëdhëniet mes tyre janë mjaft të mira dhe ajo e mbështet ish-partnerin e saj.

xhero.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436