INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen shirat, mësoni si do të jenë temperaturat

Rikthehen shirat, mësoni si do të jenë temperaturat

Publikuar më: 17:37 07-09-2017

Sot koha ishte e denjë për plazh por e nesërmja do të jetë ndryshe. Dita e premte do të sjelllë rreshje të lehta shiu në disa zona të vendit. Reshjet do të jenë dukshëm në zonat veriore dhe qendrore gjatë pjesës më të madhe të ditës. Ndërsa gjatë pasdites shira do të ketë edhe në zonat juglindore.

Të premten sipas meteoalb vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore - qendrore duke rrezikuar shira të dobët. Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri - Qendër por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore.

Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante vlerat e mesditës.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219