Në orët e para të mëngjesit, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive, e vendosur në një makinë tip Ford Focus.
Makina ishte në pronësi të një gruaje, bashkëshortja e pronarit të mobilerise Klazimo, pikërisht ku ka ndodhur shpërthimi.
Burime nga policia bëjnë me dije që si pasojë e shpërthimit, ska të lënduar, vetëm dëme materiale. Është dëmtuar në pjesën e përparme automjeti me targa AA234HN dhe ka pasur dëme anësore në disa banesa në afërsi të shpërthimit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.