Rikthehen tensionet mes Ankarasë dhe Athinës.
Greqia ka akuzuar Turqinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të Ankarasë.
Raportohet se dy avionë luftarakë turq F16 kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.Avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03.
Greqia i konsideron provokime nga pala turke të tilla raste.
Incidente të këtij lloji kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, kur avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke.