INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen tërmetet në veri të vendit, lëkundjet ndihen në disa zona

Rikthehen tërmetet në veri të vendit, lëkundjet ndihen në disa zona

Publikuar më: 10:42 04-05-2017

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Veriun e Shqipërinës rreth orës 10:58 të kësaj të enjte, duke u ndjerë kryesisht në Kukës, Pukë, Peshkopi dhe zonat veri-linje të Shqipërisë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundja ka patur një magnitudë 4.0 të Shkallës Rihter dhe epiqendra e saj është lokalizuar 18 kilometra pranë në Jug të qytetit të Kukësit, kjo ngjarje sizmike deri tani nuk është shoqëruar pa asnje  pasgoditje,shkruan intv.al.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera, dhe nga informacionet e para nuk raportohet për dëme materiale.

Para një muaji Shqipëria u lëkundja nga një magnitudë 5.2 ballë dhe epiqendra e saj ishte 2 kilometra pranë Kurbneshit, në Lezhë, në orën 15:53, 55 km në veri të Tiranës, 32 km në lindje të Lezhës dhe 5 km në veri-perëndim të Kurbneshit ku pati dhe demtime në banese, shkrua intv.al.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832