Pas lajmit se Holanda do të rikthejë vizat me Shqipërinë, ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Ministria e konsideron votimin në Parlamentin Holandez për rikthimin e vizave si të lidhur me klimën elektorale.
Sipas ministrisë, Shqipëria është futur në agjendën e partive në garë për zgjedhjet në Holandë.
"Klima elektorale në Hollandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë në agjendën e partive në garë, s'kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.