Pas një kohe të gjatë mungese në tregun muzikor, rikthehet këngëtarja e njohur Adelina Ismaili me një projekt të ri muzikor.
“1000 engjuj” titullohet kënga e saj e re që u publikua 1 ditë më parë.
Këngëtarja është shfaqur në formë perfekte e veshur me të bardha. Detajet e muzikës, tekstit dhe skenografisë e bëjnë shumë të veçantë këtë klip, i cili siç tregon këngëtarja është dedikim. Adelina zbuloi me anë të një videoje të shkurtër të djalit të saj Uliks se ‘1000 engjuj’ i dedikohet plotësisht atij.
“Kjo këngë i dedikohet engjullit tim. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi dhe kurrë nuk do të ketë”,-shkruan ajo krahas videos ku shfaqet i vogli teksa dëgjon këngën e nënës së tij. Klipi është pëlqyer shumë dhe është mbështetur nga miq, fansa dhe kolegë të Adelinës.