INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Aida Shtino, tregon çfarë ndodhi me emisionin ‘Njerëz të humbur’: Kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat…

Rikthehet Aida Shtino, tregon çfarë ndodhi me emisionin ‘Njerëz të humbur’: Kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat…

Publikuar më: 18:29 08-06-2020

Aida Shtino mbetet një nga moderatoret më të pëlqyera, që nga periudha kur prezantonte emisionin “Njerëz të humbur”.

Ndonëse ajo është shkëputur prej disa vitesh nga ekrani, vazhdon të jetë e kërkuar nga ppubliku edhe sot.

Së fundmi, në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Aida ka treguar ditën kur i mbyllën emisionin dhe mënyrën se si e ka përjetuar atë moment. Ajo ka deklaruar se ka qenë një çast shumë i vështirë, pasi ka sakrifikuar me mish e me shpirt, që puna mos t’i hidhej poshtë.

“Fatkeqësisht ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime. Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.

Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam ligështuar dhe mendoja se ku gabova? Pse? Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë?

Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhdukur. Të gjitha i shkatërruan.

Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte as policia. Ju jeni dëshmitarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”, është shprehur Aida Shtino.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492