INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rikthehet Barcelona, “tërmet” 8 ballësh në La Coruna

Publikuar më: 09:24 21-04-2016

Barcelona ka nxjerrë të gjithë inatin e ndeshjeve të fundit duke fituar thellë, 0-8 ndaj Deportivo La Corunas në transfertë. Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes pasi arriti të shënonte 4 herë, ndërsa gjetën golin edhe Rakitic, Bartra, Neymar, si edhe Lionel Messi, i cili nuk shënonte prej javësh të tëra. Pjesa e parë u mbyll me vetëm dy gola, ndërsa në të dytën ekipi i Luis Enriques shënoi edhe 6 herë të tjera.

Dy skuadrat e Madridit, Atletico e Real, shënojnë fitore në javën e 34 dhe mbajnë hapin me Barçën në luftën për titullin kampion. Goli i Fernando Torres mjaftoi që Atletico të fitonte transfertën ndaj Bilbaos.

Fitorja çon Atleticon në kuotën e 79 pikëve, aq sa edhe Barça e vendit të parë.

Ndërkohë, Real Madrid fiton në shtëpi 3-0 përballë Villareal. Benzema, Lucas e Modric i dhurojnë tre pikë të reja skuadrës së Zidane e cila shpreson në ndonjë lëshim tjetër të Barçës e Atleticos. Real qëndron në vendin e tretë me një pikë më pak se këto dy skuadra.

Madrilenët e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Cristiano Ronaldo u largua nga fusha në fund për shkak dëmtimi, ndërkohë që Zidane kishte konsumuar të tre zëvendësimet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998