Beatrix vazhdon të jetë një nga personazhet e showbizit më të komentuar, por së fundmi këngëtarja zgjodhi të merrte pak pushim nga rrjetet sociale duke mos dashur të krijojë lajme pas videos së Borës dhe Donaldit.
Mirëpo sot është një ditë e veçantë për Trixën prandaj ajo është rikthyer duke zgjedhur Twitterin për t'i bërë një dedikim shumë të ndjerë një personi të saj të zemrës. Data e sotme përkon me ditëlindjen e babait të këngëtares, i cili ka ndërruar jetë.
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenar. Na mungon çdo ditë", ka shkruar Trixa.