INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Cana, do të mbështesë kombëtaren nga tribuna VIP

Rikthehet Cana, do të mbështesë kombëtaren nga tribuna VIP

Publikuar më: 14:23 05-09-2016

Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja, por ish-kapiteni do të vazhdojë të mbështesë kombëtaren e tij nga tribuna e “Loro Boriçi” në ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë.

Mësohet se ai do të jetë një ndër të ftuarit e tribunës VIP.

Ish kapiteni i përfaqësueses Shqiptare nuk kishte kurrsesi se si të mungonte në sfidën e parë të këtyre eliminatoreve.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, teksa ai ishte në fushë me fanellën kuqezi duke luftuar me grintën e tij karakteristike, këtë radhë 33- vjeçari do të mundë ta ndjekë takimin nga shkallët e stadiumit, i veshur me kostum zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227