Sot në mbrëmje rikthehen emocionet e kompeticionit më të bukur në botë, Champions League me dy ndeshje mjaft interesante. Bayer Leverkusen pret Atletico Madridin, në një sfidë e cila nuk parashikohet aspak e lehtë për ekipin e Simeones, pasi "Aspirinat" në fakt kanë mjaft eksperiencë në një kompeticion të tillë. Gjithsesi ekipi spanjoll synon që të marrë një rezultat pozitiv për të mbyllur gjithçka në ndeshjen e kthimit. Përballje e vështirë do të jetë dhe për Manchester City-in, pasi do të presin Monacon, një ndër ekipet më në formë për momentin në Europë. Pep Guardiola ka mungesa të shumta në formacion.