Përsëri një Real Madrid-Atletico Madrid në Champions. Për të katërtin vit radhazi, një derbi i Madridit në garën më të lartë kontinentale.
Derbi i Madridit do të vendosë përballë Realin dhe Atleticon të cilat do të luftojnë sërish për një biletë në finalen e madhe të Kardifit. Kujtojmë që ndeshja e parë do të luhet në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë.
Është e përditshmja spanjolle “Sport.es” e cila ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku ajo që bie në sy janë tre mungesat e mëdha te skuadra e Zidanes. Gareth Bale, Pepe dhe Fabio Coentrao janë të dëmtuar dhe e kanë të pamundur për të luajtur, ndërsa në krahun tjetër Diego Simeone do të udhëtojë në ‘Bernabeu’ pa dy mbrojtësit e krahut Juanfran dhe Sime Vrsaljko.