INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet “Dancing With the Stars”, mësoni kur fillon dhe cilët do të jenë konkurrentët

Rikthehet “Dancing With the Stars”, mësoni kur fillon dhe cilët do të jenë konkurrentët

Publikuar më: 23:26 22-02-2018

Kohët e fundit në media është shkruar se shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars”. Deri tani thuhet se moderatore e këtij programi do të jetë Almeda Abazi ish-miss Shqipëria. Por këtë vit programi i kërcimit do të vijë ndryshe nga më parë.

Në muajin Mars në Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars Best”. Burime të brendshme kanë treguar pwr blitz.al se kasti i këtij viti do të përbëhet nga personazhe të njohur të ekranit shqiptar por të cilët i kemi parë edhe më herët të kërcejnë.

Produksioni ka menduar që këtë vit të realizojnë një “Dancing” në formën e një reality show ku personazhet që do të konkurrojnë në kërcim do të jenë 2 nga konkurrentët më të mirë të 6 edicioneve të mëparshme. Këtë vit ka shumë surpriza dhe konkurrenca do të jetë e fortë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126