Nuk mund të prisnim deri të enjten në Geek Room. Ky lajm na ka emocionuar sapo e morëm vesh.
Telefoni legjendar, një ndër më të fortit dhe më të dashurit, Nokia 3310, do të rikthehet! Ky telefon nuk do të kushtojë as më shumë dhe as më pak se 59 Euro, dhe detaje të tjera më të rëndësishme pritet të zbulohen në fund të muajit në Kongresin Botëror të Telefonave, bën me dije Evan Blass, i cili njoftoi i pari për këtë lajm të shumëpritur. Prodhuesit e këtij telefoni kanë menduar ta risjellin atë kur në fillim të muajit, një ish-ushtar ende e përdor 3310-ën e tij, pasi u ka mbijetuar sulmeve në Irak dhe Afganistan.
Ky telefon është një ndër më të shiturit në të gjithë historinë e telefoneve, dhe kur doli për herë të parë u shiten mbi 125 milion pajisje. 3310-ja u lançua për herë të parë në vitin 2000 dhe përfshinte si opsione vetëm orën, makinën llogaritëse, mundësinë për të ruajtur deri në 10 “lajmërime” dhe 4 lojëra: Snake II, Pairs II, Space Impact dhe Bantumi.
Telefonat e prodhuar nën emrin Nokia, tashmë shiten nga HMB Global, një kompani finlandeze e cila ka blerë të drejtat e emrit.