Demi Lovato ju rikthehet rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi, ku shfaqej duke votuar për Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin për punën e Presidentit Donald Trump.
Këngëtarja 26-vjeçare u përball me një sërë problemesh shëndetësore, të cilat rrezikonin t’i merrnin edhe jetën.
“Unë jam shumë mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar”, ka shkruar Demi Lovato në fotografinë e publikuar në instagramin e sajë.
Pas lajmeve të mbidozës, artistja e njohur nuk ishte aktive prej disa kohësh në rrjetet sociale, por tani që e ndien veten më mirë është rikthyer sërisht.
Këngëtarja bën thirrje që të gjithë të merrnin pjesë në votime: “Një votë mund të bëjë ndryshime, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet – tani dilni dhe votoni!”
Ajo ishte me një veshje sportive dhe flokë të lëshuar. Nga paraqitja e jashtme mund të themi se duket në një formë të mirë nga ana shëndetësore./intv.al/