Ditët me diell ia kanë lënë vendin dëborës. Në vend janë rikhtyer sot reshjet e dëborës, e si pasojë edhe disa probleme në qarkullimin rrugorë.
Në qarkun e Korçës reshjet janë regjistruar në zonat malore por edhe qyteti është i zbardhur. Në zonën turistike të Dardhës trashësia e dëborës është mbi 10 cm.
Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa me zinxhir kalohet vetëm në aksin Ura Çerenecit-Steblevë, në 10 km e fundit.
Po ashtu pjesërisht me zinxhirë kalohet në aksin Kuben-Vasije.
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset problematike.