INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet dimri, ja kur pritet përkeqësimi i kohës

Rikthehet dimri, ja kur pritet përkeqësimi i kohës

Publikuar më: 16:12 09-03-2019

Ndonëse këto ditë janë karakterizuar nga temperatura të ngrohta dhe mot i kthjellët, dimri nuk ka mbaruar ende. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 12-13 Mars moti do të pëkeqësohet dhe zona e bregdetit do përfshihet nga erëra të forta.

Edhe Meteoalb bën me dije se gjithashtu nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në zonat malore. P

arashikohet që muaji mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

Njoftimi i plotë Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Pavarsisht ardhjes së stinës së pranverës, me datën 12-13 Mars moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Më qellim parandalimin e cdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojne veprimtari ëe fushen e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498