INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet “El Classico”, Reali ka shansin e fundit ndaj Barcelonës, tifozët madrilen godasin makinat e lojtarëve

Rikthehet “El Classico”, Reali ka shansin e fundit ndaj Barcelonës, tifozët madrilen godasin makinat e lojtarëve

Publikuar më: 20:59 02-03-2019

Real Madrid-Barcelona kthehet sërish mbrëmjen e sotme. U luajt të mërkurën për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku katalanasit fituan 0-3 dhe siguruan finalen, por do të luhet sot për La Ligën.

Kanë kaluar vetëm 3 ditë. Çdo ndeshje tjetër do të dukej e mërzitshme nëse luhej kaq shpesh, por një RealBarça mund ta shohësh përditë. E sotmja është një tjetër histori, pavarësisht asaj që ndodhi në Kupën e Mbretit.

Kjo sfidë ka shumë rëndësi për të dyja ekipet, Reali luan shansin e fundit për e titullin dhe Solari për të ardhmen, ndërsa Barcelona për të hedhur një hap të sigurt drejt triumfit të kampionatit. Situata nuk është aspak e qetë në kampin madrilen, ku tifozët e pranishëm në qendrën stërvitore kanë goditur makinat e disa futbollistëve.

407.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996