Prej kohësh tashmë këngëtarja Elvana Gjata mund të themi se ishte zhdukur nga bota e showbizz-it si dhe ishte tërhequr nga projektet muzikore apo shfaqjeve të saj publike.
Pas masakrës në zonën e ish-bllokut, ku emri i këngëtares dhe partnerit të saj ishin të përfshirë, Elvana vendosi të mos fliste publikisht për këtë ngjarje, të paktën deri mbrëmjen e kaluar.
Me një deklaratë mjaft të ndjerë Elvana tregonte periudhën e vështirë që kishte kaluar dhe sigurisht sigurioi fansat dhe publikun shqiptar që falë mbështetjes dhe dashurisë së tyre ajo nuk do t'a braktisë muzikën, duke e shoqëruar këtë deklaratë dhe me një foto të sajën në studio.
Menjëherë ndjekësit e fansa të saj treguan mbështjetjen e tyre, por jo vetëm.
Të shumtë ishin dhe VIP-at shqiptarë të cilët nuk nguruan t'i shkruanin këngëtares komente nga më të shumtat.
Disa duke e vlerësuar atë për forcën e kurajën e disa të tjerë duke i thënë se e prisnin me padurim këtë rikthim të sajin.