Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës.
Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise.
Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë.
Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi.
Të dhënat paraprake flasin për të paktën 20 të plagosur por zyrtarisht ende nuk ka gjë të konfirmuar.
Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Shpërthime të tilla rikthejnë frikën e sulmeve terroriste, pasi kujtojmë se Franca ka qënë vazhdimisht nën objektivin e terroristëve.