INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbin jetën dy persona nga gripi, flasin mjekët: Reanimacioni është i mbushur plotë...

Humbin jetën dy persona nga gripi, flasin mjekët: Reanimacioni është i mbushur plotë...

Publikuar më: 12:20 03-02-2019

Ditët e fundit numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm, por ajo që është shqetësuese sipas mjekëve është se këta pacientë vuajnë nga komplikacionet e rënda.

Bëhet me dije se në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.

Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë ka qenë sot rreth orës 10:30.

Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225