Radhë të gjata të fansave janë parë përpara “Palace Theatre” të Londrës dhe kjo për vazhdimin e sagës së “Harry Potter”.
Krijimi i fundit i J.K Rowling i ka bërë të gjithë që të përjetojnë edhe njëherë magjinë e këtij filmi edhe pse kanë pritur me orë të tëra me ankth që të siguronin bileta dhe të futeshin në sallë. Historia vazhdon të ketë për personazh kryesor Harryn, tashmë të rritur, të interpretuar nga Jamie Parker, si dhe miqtë e tij të shkollës, Ron Weasley e Hermione Granger. Harry i shfaqet publikut si i punësuar i Ministrisë së Magjisë, të cilit i duhet të përballet me përpjekjet e të birit për të menaxhuar të qenit djali i një magjistari kaq të famshëm.
Nuk janë bërë të ditura shumë detaje rreth filmit pasi vetë autorja u ka kërkuar fansave të tregohen të përmbajtur dhe të mos tregojnë detaje në mënyrë që gjithsecili ta shuajë vetë kuriozitetin duke e parë atë. Polemika ka krijuar edhe përzgjedhja e aktorëve të rinj të cilët janë larg atyre që ishin mësuar tí shihnin në sagën më të pëlqyer të magjisë. Dumezweni është me ngjyrë, ndërsa Emma Watson, që interpreton të njëjtin personazh në filmat e mëparshëm, është e bardhë.