INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet i nxehti, ja si do të jetë moti nesër!

Rikthehet i nxehti, ja si do të jetë moti nesër!

Publikuar më: 19:44 24-08-2017

Ditën e premte moti nuk do të jetë në kohën më të mirë për të bërë plane plazhi por as keq nuk është. E nesërmja do të jetë e shoqëruar me temperatura mesatarisht të larta, mot me kthjellime në një pjesë të caktuar të ditës.

Nese vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore. Sipas meteoalb edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare pas mesditës me shpejtësi 35 - 38 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 - 3 ballë. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por rritje më të ndjeshme në vlerat e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35 - 36°C.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998