Afërsisht një muaj pasi u grabit me armë në kokë në Paris, Kim K bën rikthimin e saj të madh në rrjetet sociale.
Për çudi, bukuroshja 36 vjeçare zgjodhi Facebook në vend të Instagram për të bërë rikthimin e lavdishëm. Ajo ndau me të gjithë fansat e saj një foto ku shfaqej duke promovuar linjën e saj të preferuar të kasave të telefonave. Jo tamam ajo që prisnim pas një muaji heshtjeje, por duket se Kim dëshiron që të lerë pas krahëve të saj grabitjen në mënyrë të menjëhershme. Ndoshta një foto pak më familjare do të kishte ngjallur më shumë simpati, ndoshta me dy vogëlushët e saj, por bashkëshortja e Kanye West ka vendosur t’i kthehet menjëherë punës.