INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet magjia e Champions League! Napoli ngec në Serbi Firmino vjen nga stoli dhe mposht PSG-në, Atletico përmbys Monacon [VIDEO]

Rikthehet magjia e Champions League! Napoli ngec në Serbi Firmino vjen nga stoli dhe mposht PSG-në, Atletico përmbys Monacon [VIDEO]

Publikuar më: 22:08 18-09-2018

Liverpooli konfirmon forcën edhe në Ligën e Kampionëve. Pas një nisje fantastike në Premier League, skuadra e Jurgen Klopp e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edhe Championsin, duke mundur 3-2 PSG, që konsiderohet si një ndër pretendetët kryesor të Championsit. Të kuqtë në fakt kanë zhvilluar një ndeshje fantastike, duke e dominuar që nga minuta e parë deri në të fundit, por pikërisht ardhja nga stoli i Firmino në minutat e fundit të lojës bëri që anglezët të merrnin 3 pikët pas golit të tij në minutën e 92-të.

Ndërsa ndeshja tjetër e grupit C ka përfunduar në një barazim të mërzitshëm pa gola mes Crvena Zvesda-s dhe Napolit që nuk arriti ta niste mirë edicionin e ri të Champions League.

Ndërkohë në grupin D, Galatasaray ka thyer mallkimin duke fituar për të parën herë në historinë e Champions League ndaj një klubi rus. Turqit kanë mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultatin 3-0 me dy gola të shënuar që në pjesën e parë. Ndërsa Schalke 04 ka barazuar 1-1 ndaj Porto-s në një ndeshje që mund ta kishte fituar po të mos ishte për penalltinë e shkaktuar nga Naldo pranë fundit të takimit.

Atletico Madrid ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e parë të grupit A ndaj AS Monaco-s duke marrë kryesimin falë triumfit 2-1. Ndërkohë Dortmund ka vuajtur ndaj belgëve të Club Brugge por në fund kanë marrë një fitore 1-0 të rëndësishme falë Pulisic.

Article Logic
Execution time: 0.0027370452880859