Prej shumë kohësh Marina Fara është në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Jo vetëm se është vajza e Eli Farës apo prej historive të shumta të lidhjeve për të cilat është përfolur, por fotot seksi janë arsyeja kryesore. Vajza e këngëtares Eli Fara tërheq goxha vëmëndje me format e saj trupore të cilat nuk heziton asnjëherë se ekspozuari.
Siç u mësua ajo ishte në pritje të ëmbël, mirëpo bukuroshja brune nuk reagoi aspak mirë nga ky lajm dhe në fillim ndryshoi emrin e profilit të saj në Instagram dhe më pas e mbylli atë. Prej një muaji ajo nuk është bërë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo ditën e sotme Marina ka vendosur që të publikojë një foto në profilin e saj në Facebook.
Bukuroshja brune shfaqet e veshur shumë thjesht teksa ka pozuar në mënyrë shumë serioze, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Siç duket shtatzënia e ka ndryshuar disi atë.