Ajo i kishte munguar ekranit, miqve, skenës…
Por ka ardhur momenti që aktorja e mirënjohur e viteve 80-90 të rikthehet në skenë….këtë herë ndryshe. Është piktorja Natasha Bega ajo që rikthen në vëmëndjen e publikut aktoren nëpërmjet një performance të arteve figurative gjatë prezantimit që pritet t’i bëjë ekspozitës së saj “Hare+M”.
Një ekspozitë kjo e realizuar me skenografi dhe koreografi në të cilën aktorja Matilda Makoçi do të recitojë poezi.
Këtë rikthim të e ka bërë të ditur vetë piktorja Bega në faqen e saj në Facebook ku ndër të tjera zbulon që në këtë ekspozitë do të ketë edhe performanca joge.
“Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makoçin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”, shprehet Bega.
Kujtojmë që Matilda Makoçi është ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka një djalë, Gregor. Ndërsa ekspozita do të mbahet ditën e shunë, më 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medresës, tek fillimi i Shtëpisë së Partisë.