Aktorja Matilda Makoçi do të rikthehet në skenë pas më shumë se dy dekadash.
Ajo do të shfaqet ditën e shtunë në publik në ekspozitën e artistes Natasha Bega.
ABC News ka intervistuar artisten Bega dhe në sfond recitonte aktorja Makoçi. Me sa duket kjo është një provë finale e saj, pasi të shtunë do të mbahet ekspozita.
Aktorja Matilda Makoçi njihet dhe si ish bashkëshortja e kryeministrit Rama me të cilin ka dhe djalin, Gregun. Pas martese ajo la skenën dhe për disa kohë ka qënë dhe jo fort mirë me shëndet.
Po sot ajo me këtë performacë duket se ka ardhur në formë dhe e thotë dhe me poezi që u ngrita nga shtrati për të rifilluar jetën.