IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Rikthehet me një sezon të ri 'La Casa de Papel', ja cili aktor e dha lajmin e mirë për të gjithë ju!

Rikthehet me një sezon të ri 'La Casa de Papel', ja cili aktor e dha lajmin e mirë për të gjithë ju!

Publikuar më: 22:26 21-07-2020

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.

 

Prej kohësh po përflitej se sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të vinte shumë vonë në ekran për shkak të emergjencës Covid-19.

Madje, aktorja në rolin e inspektores Murrilo, Itziar Ituno, konfirmoi më herët se ishte infektuar me koronavirus. (Lexo këtu)

Aktorja qëndroi dy javë në karantinë dhe arriti ta mposhtë virusin.

Përsa i përket këtij sezoni të ri, ende nuk ka një datë se kur do të lançohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381