INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rikthehet” Michael Schumacher

“Rikthehet” Michael Schumacher

Publikuar më: 16:30 13-11-2016

25 vjet pasi fitoi titullin e parë në Formula 1 në Adelaide të Australisë, piloti gjerman Michael Schumacher është bërë pjesë e rrjeteve sociale. Dhe s’mund të përkonte më mirë se me përvjetorin e titullit të tij të parë, që do pasohej nga 6 të tjerë më pas. Schumacher tashmë do të ketë profil zyrtar në Facebook dhe Instagram, media sociale këto që do të përdoren për të ndarë memoriet më të bukura nga legjenda e garës së makinave më të shpejta. Sigurisht që fansat e tij në mbarë botën janë të lumtur që do shikojnë përsëri këto momente nostalgjike nga idhulli i tyre, për të cilin nuk rreshtin së komentuari “Keep Fighting”.

https://www.facebook.com/michaelschumacherofficial

https://www.instagram.com/michaelschumacher/

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, vazhdon të përballet me betejën më të vështirë, atë mes jetës dhe vdekjes. Ai po rikuperohet duke bërë fizioterapi në mënyrë që të ngrihet përsëri në këmbë, por gjendja e tij mbahet shumë sekret. Gjithashtu mësohet se familjarët e tij po shesin shtëpitë, pasi trajtimet janë mbi 150 mijë euro në javë.

Keep Fighting Michael Schumacher!

Article Logic
Execution time: 0.0045559406280518