Vetëm pak orë më parë është bërë publike premiera e këngës më të re të Pitbull, “Freedom”.
Reperi me origjinë kubane e ka shkëputur këtë realizim electro-pop nga albumi i tij i 10-të që do të publikohet së shpejti, me titull “Climate Change”. Një video që mban vulën e Pitbull gjithandej, me ngjyra të shumta dhe vajza të bukura, të cilat valëvisin flamuj të vendeve të ndryshme, të pozicionuara rreth Mr. WorldWide. Në klipin shumë energjik, artisti 25 vjeçar po shijon udhëtimin në një anije e gjitha dedikuar festave dhe momenteve të nxehta. Një çifti, në të cilin mashkulli nuk është Pitbull (vlen të theksohet), i jep ngjyra të tjera videoklipit kur “i futen punës” me njëri-tjetrin brenda në ashensor. E thënë shkurt, klipi i ri i Pitbull ia vlen të shihet dhe shijohet.