INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet në detyrë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako

Rikthehet në detyrë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako

Publikuar më: 11:17 16-06-2016

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke pranuar kërkesën për rikthim në detyrë të Haki Çakon.
Në një prononcim për mediat, menjëherë pas vendimit, avokati i Drejtorit Çako tha se Apeli e cilësoi të paligjshëm masën e pezullimit.
Maks Haxhia:
“Masa ndaluese ajo e pezullimit nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, nuk ka bazueshmëri ligjore për shkak se nuk figurojnë dyshimet e arsyeshme që të ketë kryer vepër penale. U vendos prishja e vendimit, që do të thotë rikthim në punë. Nga ky moment është Drejtor i Policisë së Shtetit.Gjykata e cilësoi të paligjshmëm vendimin, nuk ka respektuar kërkesat proceduriale”.

Haki Çako u pezullua nga detyra nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë, që e akuzonte për veprime të paligjshme dhe mosveprime në lidhje me rastin e pajisjes së përgjimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432