Luana Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me “Mi dhe flakë mallit tim”, këngë e cila u kthye menjëherë në hit. Por moderatorja dhe këngëtarja nuk do ndalet me kaq këtë verë. Pak minuta më parë Luana ka postuar dy foto ku në njërën prej tyre shkruan “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet që një projekt i ri po vjen dhe do e shohim sërish në ekran.
Ajo gjithashtu ka publikuar një foto ku tregon vendndodhjen e saj të pushimeve dhe është pikërisht ishulli i bukur i Sardeniës në Itali. Ndoshta s’do na e tregonte, por i ndodhi një rastësi e bukur pasi teksa po darkonte, një kore e shkëputur buke (me aq sa kuptohet) ka formuar hartën e Italisë, tamam si një çizme.