INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet në Tiranë edicioni i 2-të i AllWeb [VIDEO]

Rikthehet në Tiranë edicioni i 2-të i AllWeb [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 09-06-2017

Konferenca e vetme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të dytë.

Në vitin e kaluar, tek Tirana Business Park, për AllWeb 2016 u regjistruan mbi 200 pjesëmarrës për të ndjekur folës ekspertë të komunikimeve dixhitale nga shumë vende të botës dhe rajonit.
Mes tyre mund të përmendim:

Mike Butcher nga TechCrunch, Sokol Vladi nga Microsoft Albania, Nikola Spasov nga SCL Balkans, Erik Meijer nga Deutche Telekom, Nina Angelovska nga Grouper.mk, Vladimir Vulic nga Digitalizuj.me, Darko Buldioski nga NewMedia MK, Natasa Djukanovic nga Domein.me, Dave Birss nga OpenForIdeas.org dhe Miroslav Varga nga Escape Web Solutions.

Ndër të tjera u zhvillua Paneli i parë i Marketingut Dixhital, në formën e një paneli diskutimi për situatën aktuale të Marketingut Dixhital në Shqipëri, si po zhvillohet ai dhe çfarë duhet bërë për t'u zhvilluar më tej në të ardhmen, drejtuar nga Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Communications dhe Business Magazine Albania.

Pjesëmarrës në panel ishin Enjan Gazhga (1UP), Jusilda Bocaj (LandMark), Endri Pano (Agna Group) dhe Elvis Plaku (Internet Marketer).

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2017?

Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) dhe Digitalizuj.me.

#ËshtëPërMua?
Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj; për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Për më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën vizitoni www.allweb.al

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984