Ina Nuka është oficerja e policisë, e cila tragjikisht në protestën e 22 Nëntorit përpara parlamentit të banorëve të Astirit humbi gishtat dhe për këtë u dërgua për një trajtim special në Turqi.
E rikthyer ditën e djeshme, në Rinas ajo është pritur nga zv.ministrja e brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zv/drejtori për Rendin në DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.
Për kamerat që e prisnin në aeroport ajo kishte një mesazh kryesor:
Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Ndjehem e përulur para gjithë shqiptarëve të cilët u bënë pjesë me mesazhet e tyre’.