Është zyrtare, Pamela Anderson është rikthyer.
Nëse ju kishte munguar roja bregdetare më seksi që keni parë ndonjëherë, atëherë do të keni arsye për t’i kthyer sytë nga ekrani. Pamela Anderson ka vendosur t’i bashkohet kastit të aktorëve që do të risjellin një nga serialet më të famshme të viteve ’90, “Baywatch”. Urimin e parë të mirëseardhjes, aktores 48 vjecare, ia bëri The Rock (Dwayne Johnson) që postoi edhe një foto përshëndetëse me të në Instagram.
“Ajo i prezantoi botës C.J Parker dhe u bë një nga karakteret ikonë të brezit të saj me serialin më të famshëm të të gjitha kohërave. Nuk do të mund ta bënim këtë film pa ty. Mirëseerdhe në shtëpi Pamela Anderson” i është drejtuar bjondes së famshme, aktori i filmave aksion. Pamela debutoi në Baywatch si C.j Parker, nga 1992-1997, duke u bërë një nga karakteret më jetëgjatë në serial përgjatë 5 sezoneve të tij. Ndërkohë, The Rock, do të luajë rolin e Mich-it, të interpretuar më parë nga David Hasselhoff. Me këtë dyshe interesante, duket se do të keni ç’të shihni apo jo?!