INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet pas kaq vitesh. Ky është balerini shqiptar që do të zëvëndësojë Albi Nakon në jurinë e ‘Dance With Me’ [VIDEO]

Rikthehet pas kaq vitesh. Ky është balerini shqiptar që do të zëvëndësojë Albi Nakon në jurinë e ‘Dance With Me’ [VIDEO]

Publikuar më: 15:02 26-07-2018

Rikthimin e ka bërë të ditur në njërin prej emisioneve italiane ku ka qenë i ftuar.

Me 10 shtator do të nisë aventura e edicionit të pestë të spektaklit të kërcimit ‘Dance Ëith Me’. Ndonëse ende nuk janë zbuluar emrat e kastit të balerinëve konkurues, dihet që performancat e tyre do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga 3 persona. Pjesë e kësaj tresheje këtë herë do të jetë edhe balerini i njohur Kledi Kadiu. Nëse më parë ishim mësuar të shihnim Albi Nakon në rolin e kryetarit të jurisë, vendin e tij do ta zërë Kledi. Ndërsa Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj do të vazhdojnë të jenë pjesë e panelit të jurisë.

Ndërkohë Albi është tërhequr vetë nga angazhimi me këtë produksion, pasi pozicioni i tij krijon konflikt interesi me konkurentët që përgatiten prej tij në sallën e vallëzimit gjatë javës. Për të shmangur çdo polemikë, Albi me disa projekte ambicioze profesionale për hapjen e një shkolle të vërtetë baleti në Shqipëri, preferon të punojë në prapaskenë si Drejtues Artistik i programit.

 

Së shpejti ne @rtvklan DANCE WITH ME @alketavejsiu @veragrabocka ??

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607