“Top Channel” këtë sezon ka patur shumë prurje të reja, shumë largime dhe shumë të rinj. Por duket se ka një rikthim tek ky televizion. Bëhet fjalë për gazetaren Mimoza Picari e cila do t'i bashkohet programit “Fiks Fare” si kryeredaktore. Këtë lajm e ka bërë të ditur News Bomb pasi Picari la vendin e kryeredaktores së programit "Boom" në Ora News. Mimoza rikthehet në këtë televizion pas disa vitesh. Mund të thuhet se Mimoza ka qenë një ndër gazetaret e para të Top Channel, që prej themelimit të tij.