Pas triologjisë së heroit të errët dhe Interstellar, projekti i ardhshëm i Christopher Nolan po pritet me padurim, por deri tani është mbajtur i fshehtë.
Tashmë duket se të gjitha të dhënat po e formojnë puzzle-in me një revistë franceze që pretendon se regjisori 45 vjeçar po punon mbi një dramë të Luftës së Dytë Botërore. Madje burimet pranë kësaj revistë kanë shkuar deri aty sa thonë se Nolan dhe vëllaiiI tij skenarist Jonathan po kërkojnë që tani destinacione në Dunkirk të Francës. Mendohet se filmi do të bazohet pikërisht në “Mrekullinë e Dunkirk”, që bën fjalë mbi operacionin e një ushtrie britanike që shpëtoi më shumë se 330 mijë trupa aleate që ishin të rrethuara nga ushtria gjermane.