INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Saimir Tahiri, akuzon kundërshtarët: ‘Kur gjyqin ta bën djalli...’

Rikthehet Saimir Tahiri, akuzon kundërshtarët: ‘Kur gjyqin ta bën djalli...’

Publikuar më: 12:34 19-04-2018

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është rikthyer sot në Kuvend si një deputet i pavarur pas një seri akuzash ndaj figurës së tij politike.

Pas deklaratës gjatë daljes nga Kuvendi ku u shpreh se nuk do të ketë bir nëne që ta pengojë në rrugën e drejtësi, ish-ministri i Brendshëm ka reaguar përsëri me anë të një statusi në facebook.

Me tone të ashpra, Tahiri është shprehur se heshtja e tij nuk është dorëzim përkundrazi është një respekt nga ana e tij për drejtësinë.

Statusi i plotë:

‘Kur gjyqin moral ta bën djalli...kështu quhet ajo që dëgjoj çdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova në Parlament.

Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë.

Këtë rrugë do ndjek me durim.

Ndërsa me këtë historinë e mesazheve të koduara që leshokam unë, bjerini shkurt. As më duhet t’i çoj mesazh njeriu. Dhe po të kem, jam nga ata që i bën drejtëpërdrejtë.

Më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.

E nuk do ndalem!’, shkruan Tahiri në Facebook.

zdcvawe.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0022070407867432