INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet superhajduti Markeljan Cungu, deri më tani ka kryer 500 vjedhje

Rikthehet superhajduti Markeljan Cungu, deri më tani ka kryer 500 vjedhje

Publikuar më: 10:13 18-05-2016

Që fëmijë gjëja që mund të bënte më mirë ishte të vidhte. Markeljan Cungu, superhajduti, që në adoleshencë rreshton rreth 500 vjedhje. Ai ka hyrë me dhjetra herë nëpër komsariate, por ka dalë shpejt, pasi ka qënë minoren. Po prej kohësh askush s’kishte dëgjuar më për të, pasi kishte ikur në Gjermani. Po tani prej pak kohësh ishte kthyer në Tiranë dhe kishte nisur zanatin e vjetër. Kleptomani është arrestuar sërisht, pasi ka vjedhur në banesën e një biznesmeni në kryeqytet.
Markeljan Cungu njihet në kartotekat kriminale të komisariatit nr.3 si person që ka kryer një numër të lartë grabitjesh, ku bashkë me këtë të fundit numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70 dhe kjo shifër rezulton vetëm në një komisariat. Ndërsa në të gjithë komisariatet bashkë rezulton se ai ka kapur shifrën galopante të 500 vjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.010004997253418