INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Superliga, javë e “nxehtë” për europën dhe mbijetesën

Rikthehet Superliga, javë e “nxehtë” për europën dhe mbijetesën

Publikuar më: 19:17 27-03-2018

Kategoria Superiore rikthehet sërish në fundjavë pas ndeshjes miqësore të kombëtares. Duke qenë se jemi drejt fundit të kampionatit, skuadrat u kushtojnë më shumë rëndësi ndeshjeve për të arritur objektivat sezonal. Ndeshjet e fundit kanë qenë mjaft interesante me shumë gola, por edhe me shumë polemika ndaj gjyqtarëve.

Flamurtari -Kukësi do të jetë ndeshja më interesante, pasi do të jetë një përballje direkte për zonën europiane. Një fitore e kuksianëve mund të nxjerrë nga gara Flamurtarin, sakaq vlonjatët nuk kanë marrë rezultate të mira javët e fundit prandaj fitorja do të rriste moralin e ekipit por do ti mbante edhe në garë për një vend në europë.

Nga përballja mes Flamurtarit dhe Kukësit mund të përfitojë Laçi, por transferta me Teutën nuk parashikohet e thjeshtë pasi durrsakët kërkojnë pikë për mbijetesën, ndërsa situatë e ngjashme dhe për Vllazninë përballë një Skënderbeu që ka marrë arratinë në krye të kampionatit.

Partizani me do të përballet me Kamzën, që cilësohet ndryshe si derbi i vogël i kryeqytetit. “Demat e Kuq” do të kërkojnë 3 pikët për tu ngjitur në vendin e tretë, ndërsa për Luftëtarin sfida me Lushnjën duhet të jetë lehtësisht e kalueshme dhe kjo javë mund ta favorizojë jo pak në garën për Europën duke patur parasysh dhe përballjet e rivalëve të tjerë.

Të gjitha ekipet, përveç Skënderbeut janë në luftë me njëra-tjetrën për të arritur objektivat e tyre si për europën ashtu edhe për mbijetesën.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611