INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Tirana Art Fest, gjimnazistët në garë [FOTO]

Rikthehet Tirana Art Fest, gjimnazistët në garë [FOTO]

Publikuar më: 14:53 26-01-2017

“Tirana Art Fest” rikthehet sërish për të dytin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e  Tiranës, të rinjtë do performojnë në tre disiplina të ndryshme muzikë, kërcim dhe multimedia. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e këtij eventi që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”, “Partizani” dhe “Sami Frashëri”, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në aktivitetin e zhvilluar në gjimnazin “Sami Frashëri”, Veliaj tha konkurs nuk është thjesht një garë, por një mundësi për të gjithë.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që secili prej nesh ka një talent, ka një dhunti, e disa mund ta kenë talentin në shkencë, në çështjet e arsimit dhe në mësimdhënie. Dikush mund ta ketë në olimpiada, dikush mund të jetë i shkëlqyer në sport, por kjo është një hapësirë tjetër për të provuar veten dhe për të parë se sa vlen edhe në një fushë tjetër. Unë realisht besoj që një njeri që mban 10 përgjegjësi mund të bëjë dhe gjënë e 11-të, një njeri që s’bën dot asnjë gjë, s’bën dot dy gjëra sigurisht”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u tha të rinjve që të kenë besim te fuqia që ata kanë dhe të mos lejojnë të tjerët që t’u ndërpresin ëndrrat.
Ndërsa gjatë takimit me nxënësit e gjimnazit “Partizani”, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se disa nga aktivitetet e “Tirana Art Fest” do të organizohen tek ambientet e Piramidës, e cila është rihapur për publikun për organizimin e aktiviteteve të ndryshme.
“Unë do të doja që nga tani e tutje të fillojmë të marrim mbrapsht hapësirat që janë okupuar, ose janë degraduar ndër vite", tha ai.

veliajjj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277