Një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë patur këtë film të preferuarin e tyre për një kohë të gjatë.
“Titanic” do të rikthehet nga këngëtarja që ka realizuar kolonën zanore të tij duke e kthyer në hitin e viteve ’90. Celion Dion do të këndojë edhe njëherë pas kaq kohësh “My Heart Will Go On” ne skenën e Billboard Music Awards me rastin e 20 vjetorit të filmit që preku të gjithë. “Jemi jashtëzakonisht të emocionuar dhe të mahnitur që Celine ka zgjedhur Billboard Music Awards për të festuar 20-vjetorin e hitit që i dha asaj “Oscar”, – është shprehur producenti ekzekutiv, Mark Bracco.