Bëhuni gati pasi Tomb Raider do të kthehet sërish.
Personazhi i njohur i Angelina Jolie do të rikthehet sërish me sagën që do të rirealizohet, por këtë herë me një pamje tjetër. Nuk do të jetë më Jolie në rolin e arkeologjistes aventuriere, pasi në vend të saj do të vijë fituesja e çmimit Oscar Alicia Vikander. Deri tani gjithçka duket premtuese, por lajmi i keq është se do duhen dy vjet që historia e bazuar në videolojën e famshme të shohë përsëri dritën e kinemasë. Data e caktuar nga Ëarner Bros është 16 mars i viti 2018, por besojmë se puna duhet të ketë filluar me kohë duke qenë se data nuk është shumë e largët.