INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet vëmendja tek hapja e dosjeve të komunizmit

Rikthehet vëmendja tek hapja e dosjeve të komunizmit

Publikuar më: 10:13 22-06-2016

Hapja e dosjeve është jetike. Në këtë konkluzion ka arritur Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj duke rikthyer kështu në vëmendje sërisht një plagë të vjetër të komunizmit. Ai ka shtuar se në Tiranë shumë shpejt do të ngrihet dhe një memoriali historik për viktimat e regjimit komunist dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës do ta mirëpresë këtë projekt duke e bashkëfinancuar.

Veliaj shtoi se ligji për hapjen e dosjeve duhet të miratohet sa më parë dhe duhet të zbatohet siç po zbatohet edhe dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit që tashmë janë duke marrë këstin e 6 dhe të 7-të.
 
Kreu i Bashkisë e kategorizoi veten si avokat i kujtesës, jo harresës. Në aktivitetin e Institutit të ish të përndjekurve politikë ka marrë pjesë dhe Ministri i Mirëqënies, Klosi, i cili tha se gjatë tre viteve të ardhshme qeveria synon që të rehabilitojë këtë kategori të shoqërisë dhe synim është edhe gjetja e personave të zhdukur.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168