INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthen shirat javën e ardhshme, temperaturat do pësojnë një ulje deri në 5 gradë

Rikthen shirat javën e ardhshme, temperaturat do pësojnë një ulje deri në 5 gradë

Publikuar më: 17:01 17-08-2017

Masat ajrore afrikane janë rikthyer sërish, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius në zonat bregdetare.
Por sinoptikanët deklarojnë se këto masa ajrore do qëndrojnë deri ditën e shtunë pasi nga fundi i javës pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet e shiut.
Ditën e hënë do të ketë ulje të temperaturave me 5-6 gradë Celsius. Gjithashtu do të ketë edhe erë të vrullshme në bregdet me një shpejtësi edhe mbi 15 m/s. Në det të hapur do të kemi dallgë me forcë 5-6 ballë.
Temperaturat do të nisin të ngrihen në mënyrë graduale në mesin e javës që vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0033581256866455